E rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën 16-vjeçari në ashensorin e restorantit, arrestohen kamerieri dhe pronari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë ku një 16-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një restorant në fshatin Arrameras. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të restorantit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi më 11 tetor 2026, në ambientet e restorantit në pronësi të shtetasit A. V., ku 16-vjeçari, nipi i tij ishte i punësuar si kamerier.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kamerieri E. S., 26 vjeç, e ka shtyrë me duar të miturin brenda ashensorit. Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.
Për këtë ngjarje, 26-vjeçari u arrestua për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”, ndërsa pronari i restorantit, 62 vjeç, gjyshi i viktimës u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




