Edi Rama: Ekonomia shqiptare në rritje të qëndrueshme deri në 2030

Aktualitet | 7 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin e tij “Flasim” se Shqipëria po vijon një ritëm të qëndrueshëm të rritjes ekonomike, duke u renditur ndër vendet me performancën më të lartë për vitet e ardhshme, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Sipas tij, deri në vitin 2030 pritet që Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar të rritet me rreth 32%, duke e vendosur vendin në grupin e ekonomive me rritjen më të lartë dhe më të qëndrueshme globalisht. Rama theksoi se kjo ecuri pozitive është rezultat i reformave të ndërmarra ndër vite, të cilat kanë krijuar baza të forta për zhvillim të shpejtë ekonomik.

 “Shqipëria vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm rritje ekonomike, duke u pozicionuar ndër vendet me performancën më të lartë për vitet në vijim, sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në Shqipërinë 2030 pritet një rritje prej rreth 32%  e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, çka na vendos në grupin kryesor të ekonomive me rritjen më të qëndrueshme, por edhe më të lartë gjithmonë sipas atyre organizmave, jo sipas thjeshtë qeverisë shqiptare.

Dhe kjo rritje nuk është rastësi. Ajo mbështetet mbi themelet që hapëm dhe fortifikuam me reformat tona kurajoze të shumëpritura dhe të shumëmunguara për dekada dhe që e kanë vënë vendin në kushtet që të ecë përpara me shpejtësi. Është një rritje që mbështetet në sektorë, që janë në zhvillim të vazhdueshëm, në ndërkohë, që patjetër, ajo çka është edhe më e mira, e prekshme, në këtë proces rritjeje, është rritja e vazhdueshme e pagave, jo vetëm në sektorin publik, por tanimë edhe në sektorin privat, sidomos për të gjithë ata që kanë një kualifikim të caktuar apo zotërojnë një zanat dhe kjo është edhe një thirrje për të gjithë shqiptarët jashtë vendit që të vazhdojnë të shikojnë me optimizëm, mundësinë e kthimit në Shqipëri, pasi për shumë prej tyre, Shqipëria sot ofron më shumë sesa vendet ku ata janë, në ndërkohë që përtej asaj që ofron drejtpërdrejt përsa i përket punës dhe pagës, ofron edhe ngrohtësinë e shtëpisë”, theksoi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme