Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit

Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas informacioneve paraprake, 30-vjeçari I. S. u gjet pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Freskut, ku dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Polici, me origjinë nga Tropoja, shërbente prej rreth 8 vitesh në radhët e Policisë Rrugore. Burime bëjnë me dije se ai kishte shfaqur kohët e fundit probleme me stresin dhe ankthin. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




