Eni Vasili zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar
Këshilli Drejtues i RTSH zgjodhi të premten znj. Eni Vasili për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Nëpërmjet votimit të fshehtë, znj. Vasili u votua nga 7 anëtarë të Këshillit. 3 vota shkuan për znj. Zoje Jakaj (Marashi) dhe 1 votë për kandidatin z. Engjëllush Musai. Të tre kandidatët arritën të kalojnë në seancën e dytë, pasi një ditë më parë nuk u përmbushën kushtet statutore të votimit.
“Votimi i dytë për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar rezulton të jetë i suksesshëm, pasi arrin të realizojë nevojën statutore të Radio Televizonit Publik Shqiptar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm prej 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kandidatja Eni Vasili zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar me 7 vota. Suksese zonja Vasili!” u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, z. Fatjon Hoxhalli.
Në bazë të statutit të RTSH, znj. Vasili pritet ta ushtrojë detyrën në 5 vitet që vijnë.
Gazetarja dhe moderatorja e njohur e emisionit “OPEN” ka një karrierë të gjatë në lëmin e gazetarisë. Ajo ishte një ndër 12 kandidatët fillestarë që paraqitën platformat dhe vizionin e tyre për medien publike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




