Erdogan dhe Putin diskutojnë për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës

Botë | 3 vite më parë

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Turke njoftoi se në bisedë dy liderët diskutuan për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, si dhe krizën humanitare të përjetuar në rajon

Presidenti i Turqisë,  Rexhep Erdogan (Recep  Erdoğan), ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton  agjencia turke e lajmeve Anadoll.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Turke njoftoi se në bisedë dy liderët diskutuan për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, si dhe krizën humanitare të përjetuar në rajon.

Presidenti Erdogan në bisedë ka theksuar se brutaliteti ndaj territoreve palestineze është thelluar gjithnjë e më shumë dhe se vdekjet e civilëve janë rritur çdo minutë që kalon. Ai është shprehur se edhe heshtja e vendeve Perëndimore e ka çuar krizën humanitare në Gaza në dimensione që nuk mund të parandalohen.

Ndër të tjera, Erdogan ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të tregojë çdo përpjekje për sigurimin e qetësisë në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme