Facebook akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

Më shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, e kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë gjatë pandemisë, dhe kërkuan mbrojtje më të mirë të shëndetit dhe siguri, shkruan Radio Europa e Lirë.
Ata përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebook “po rrezikonte pa nevojë” për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale të garantojë kushte më të mira, ose t’i lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia.
Në gusht, Facebook-u tha që personeli do të lejohej të punonte nga shtëpia deri në verën e vitit 2021. Por, kompania mbështetet në mijëra kontraktorë për t’i zbuluar postimet e padëshiruara.
“Pas disa muajsh lejimi të mbikëqyrësve të përmbajtjes për të punuar nga shtëpia, përballë një presioni të fuqishëm për të mbajtur Facebook-un pa urrejtje dhe dezinformim, ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë”, thuhet në letrën e hapur të lëshuar nga firma Foxglove e aktivistëve ligjorë me bazë në Britani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




