Fermerët grekë përshkallëzojnë protestën, kanë 7 kërkesa. Qeveria kërkon negociata

Pasi nuk kanë rënë dakord dhe nuk kanë mbetur të kënaqur me deklaratat e qeverisë Mitsotakis, përfaqësuesit e fermerëve grekë pas një takimi në Nikaia të Larisës kanë vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre duke bllokuar rrugët dhe doganat e vendit.
CNN grek raporton se, në përgjigjen ndaj vendimit të fermerëve për të përshkallëzuar mobilizimet e tyre, burime qeveritare thonë se dera e dialogut dhe diskutimit është e hapur, ndërsa theksojnë se askush nuk “përfiton nga prishja e jetës sociale, ekonomike dhe tregtare të vendit. , nga vendime që nuk i shërbejnë as vetë fermerëve”.
“Qeveria është gjithmonë në dispozicion të çdo grupi profesional, por edhe të fermerëve dhe respekton shqetësimet e tyre për të ardhmen e sektorit primar. Këtyre anktheve ne i jemi përgjigjur që nga viti 2019 me nisma specifike dhe politika të prekshme, duke zgjedhur gjithmonë diskutimin dhe dialogun”, shprehen ata dhe vijojnë:
Ata parashtrojnë shtatë kërkesa, të cilat janë të përbashkëta për të gjithë dhe e konsiderojnë si vendimtare plotësimin e tyre. Konkretisht kërkojnë:
-Naftë pa taksa
-7 cent për kilovat orë, çmimin e energjisë elektrike
-Subvencionim për furnizimet dhe ushqimin për kafshët
-Të mos zbatohet Politika Agrare e Përbashkët dhe të negociohet ajo sërish
-Kompensim 100% dhe zëvendësimi i të ardhurave të humbura nga produktet bujqësore
-Të mos paraqiten si produktr greke ato që vijnë nga eksporti pa kontroll.
Kërkesat individuale të fermerëve nga Thessalia në lidhje me kompensimin e dëmeve nga stuhia Daniel do të renditen në një shtojcë të kërkesave të tyre kryesore.
Fermerët, pas një takimi dy orë e gjysmë, vendosën të përshkallëzojnë mobilizimin e tyre në tre mënyra kryesore:
Të mbyllin në të njëjtën kohë me traktorë nga nesër të gjitha nyjet kryesore në rrugët kombëtare, dytësore dhe pikat doganore.
Çdo bllok i fermerëve me traktorë të protestojë edhe në qytete.
Javën e ardhshme të zbresin për protestë dhe miting në Athinë me traktorë.
Menjëherë pas vendimeve të fundit ata kanë bllokuar rrugën nacionale në Nikaia të Larisës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




