Interes i lartë për pjesëmarrje në Fest 64, mbi 100 autorë paraqitin materialet artistike
  • e mërkurë, 1 tetor 2025

Interes i lartë për pjesëmarrje në Fest 64, mbi 100 autorë paraqitin materialet artistike

Mbi 100 produksione muzikore janë dorëzuar për të qenë pjesë e Festivalit të 64-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa lista e fituesve pritet të  publikohet brenda pak ditësh.

Për herë të parë, producentja e Fest 64 Belioza Çoku ka zbuluar detaje mbi organizimin dhe risitë që do të shoqërojnë këtë edicion .Të gjitha prodhimet muzikore do të kalojnë nëpërmjet një site te detajuar nëpërmjet një grupi pune të specializuar që do të verifikojë çdo material të paraqitur, duke përjashtuar prodhimet e realizuara me anë të  inteligjencës artificiale, me synim ruajtjen e origjinalitetit dhe traditës shumëvjeçare të festivalit.

“Ekspertiza do të jetë në ngritjen e një strukture apo protokolli, i cili bën të gjithë kërkimin e duhur që krijimi është origjinal, është i duhuri, është punuar në kushte cilësore dhe po transmetohet në nivelin e duhur”, tha Çoku.

Gjithashtu Festivali do të vijojë me strukturën tradicionale të katër netëve të magjishme, tri net konkurrimi dhe nata e nostalgjisë, e cila çdo vit e më shumë ka rritur interesin dhe pritshmëritë.

Rrugës ju do të dëgjoni edhe për disa mini-projekte të vogla që garantojnë edhe pjesëmarrjen e publikut, edhe takimin me këto prodhime, apo këngë përpara se të shfaqen në netët e Festivalit. Natën e tretë do të ruhet nata e nostalgjisë, pasi vëmë re që publiku shqiptar është shumë i interesuar”, u shpreh Çoku.

Kurora e plotë e festivalit pritet të zbulohet së shpejti në një konferencë për mediat, ndërsa në muajin nëntor do të publikohen edhe këngët pjesëmarrëse, duke i dhënë mundësi artdashësve të njihen më herët me krijimet e artistëve.

Në një mënyrë më të sintetizuar, mund të japi edhe disa elementë më tepër sa i përket origjinalitetit, gjithëpërfshirjes dhe transparencës”, tha Çoku.

Publiku do të ketë sërish mundësinë të përfshihet përmes platformave interaktive, ndërsa ashtu sikurse çdo vit, nuk do të mungojnë as emrat e mëdhenj të skenës dhe të ftuarit special që do t’i japin festivalit një tjetër dimension artistik.

/rtsh.al/