Violinisti dhe anëtari i jurisë, Olen Çezari, vlerësoi punën e jashtëzakonshme të orkestrës së RTSH dhe bendit gjatë Festivalit të 64 të Këngës.
“Dua një duartrokitje gjigande nga publiku për orkestrën e RTSH-së dhe bendin. Është një punë gjigande, janë muaj pune që ata të memorizojnë 23 këngë. Ju lumtë dhe respekt!” tha Çezari.
Orkestra dhe bendi kanë punuar intensivisht për të sjellë një interpretim të përkryer për të gjitha këngët pjesëmarrëse, duke kontribuar në suksesin e këtij edicioni të festivalit dhe duke mbajtur nivelin e lartë të produksionit muzikor shqiptar.
Orkestra Simfonike e RTSh është “gjerdani” i Festivalit të Këngës që e ka shoqëruar atë për 64 vite, ndërsa u nderuar edhe me Çmimin e Karrierës.








