Pas një mungese prej 30 vitesh, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Bleona Qereti, u ngjit mbrëmjen e sotme në skenën e Festivalit të 64 të Këngës në RTSH. Ajo interpretoi hitin e saj të paharruar “Lërmëni”, këtë herë jo si konkurruese, por si një performancë speciale në natën finale të festivalit.
E pyetur nga prezantuesi Salsano Rrapi mbi përjetimet e këtij rikthimi, këngëtarja tha se ndjeu të njëjtat emocione si në daljen e parë.
“Sikur koha ka ndalur. Në momentin që dola në skenë dhe isha në skenën fluturuese do ta quaja unë, mu kujtua ’95, kjo skenë. Për mua koha ka ndaluar. Jam e mrekulluar nga skena, nga teknika, nga muzika, artistët e rinj. Unë jam njësoj e emocionuar si ditën e parë. Kisha të njëjtën veshje, por të ribërë nga fillimi”, tha këngëtarja.








