Tommy Cash i papërsëritshëm në skenën e Fest 64, ngre në këmbë publikun me performancën energjike
  • e diel, 21 dhjetor 2025

Tommy Cash i papërsëritshëm në skenën e Fest 64, ngre në këmbë publikun me performancën energjike

Artisti estonez Tommy Cash ka ndezur skenën e Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke sjellë një performancë elektrizuese dhe plot energji.

Artisti provokues i Eurovision 2025, i cili mori vendin e tretë, interpretoi hitin e tij viral “Espresso Macchiato”, ndërsa publiku iu bashkua këngës me entuziazëm. Ai interpretoi gjithashtu “Okej” dhe “Uns Uns”, duke bërë që pjesëmarrësit të ngrihen në këmbë dhe të kërcenin me ritmin e muzikës.

Tommy Cash është i njohur për stilin e tij eksperimental dhe qasjen provokuese ndaj muzikës, ku kombinon humor satirik dhe mesazhe të thella në tekstet e tij.

Performanca në skenën e Fest 64 tregoi energjinë e jashtëzakonshme që e karakterizon, duke krijuar një eksperiencë të paharrueshme për publikun shqiptar.