Fest 64/ Kush janë 5 debutuesit që kalojnë në finalen e Festivalit të Këngës
  • e shtunë, 20 dhjetor 2025

Fest 64/ Kush janë 5 debutuesit që kalojnë në finalen e Festivalit të Këngës

Pas dy netëve intensive të garës, juria e Fest 64 ka shpallur këngëtarët debutues që do të vazhdojnë në natën finale. Nga 10 debutues që konkurruan, 5 prej tyre kanë arritur të sigurojnë vendin e tyre në garën për çmimin e madh:

Ghiti me këngën Okej
Endri Kaçaçi me këngën “Si unë”
Rigersa Loka me këngën “Albanina Heart”
Savjana Vjerdha me këngën “Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë”
Sheila me këngën “Zemra e tokës”
Secili prej deputuesve solli një stil të veçantë, duke reflektuar talentët e rinj të muzikës shqiptare.

Nata finale e Fest 64 pritet të sjellë performanca të paharrueshme dhe rivalitet të fortë për çmimin e madh.