Në kuadrin e përgatitjeve për Festivalin e 65 të Këngës në RTSH, që do të mbahet në Dhjetor të këtij viti, Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e muzikës së lehtë shqiptare të marrin pjesë në konkurrimin për pjesëmarrjen në këtë festival. Apliko në Festivalin e RTSH – RTSH
Ftohen të marrin pjesë të gjithë artistët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare, me krijmet e interpretimet e tyre që do të reflektojnë zhvillimet më të reja të muzikës së lehtë shqiptare.
Rregullat e konkurrimit për pjesëmarrjen në Festival:
Kënga konkurruese për pjesëmarrje në festival duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
Kënga duhet të jetë e kënduar në gjuhën shqipe.
Kënga nuk duhet të jetë më e gjatë se 4 (katër) minuta;
Kënga nuk duhet të jetë e publikuar më parë në asnjë formë.
Kënga duhet të jetë krijim origjinal i autorëve, dhe jo e krijuar me AI (Inteligjencë Artificiale)
Artisti interpretues (këngëtari), si dhe autorët e këngës (kompozitori, poeti, orkestruesi) duhet të jenë shqiptare.
Artistët interpretues (këngëtarët) duhet të jenë të moshës mbi 18 vjeç.
Një artist interpretues në cilësinë e këngëtarit mund të marrë pjesë në festival vetëm me një (1) këngë.
Një autor i kompozimit muzikor mund të marrë pjesë në festival me jo më shumë se një (1) kompozim muzikor (këngë), duke përfshirë në këtë numër dhe bashkëautorësitë në këtë cilësi (Dmth si kompozitor)
Një autor teksti mund të marrë pjesë në festival me jo më shumë se dy (2) tekste, duke përfshirë në këtë numër dhe bashkëautorësitë në këtë cilësi (Dmth si autor teksti)
Një orkestrues mund të marrë pjesë në festival me jo më shumë se dy (2) orkestrime duke përfshirë në këtë numër dhe bashkëautorësitë në këtë cilësi (Dmth si orkestrues)
Mosplotësimi i kritereve të mësipërme sjell përjashtimin e këngës nga konkurrimi për pjesëmarrje në Festival. LINKU KU MUND TË APLIKONI
Dorëzimi i këngëve konkurruese do të bëhet nëpërmjet aplikimit në faqen zyrtare të Radio Televizioni Shqiptar në datat 22, 23, 24, 25, 26, 27 Shtator 2026.
Ju falënderojmë paraprakisht për bashkëpunimin dhe ju urojmë suksese.








