Fier, fluks i lartë pacientësh nga gripi – Mbi 120 raste në ditë, më të prekurit të rinjtë dhe të moshuarit

Shëndet | 8 muaj më parë

Mbi 120 persona paraqiten çdo ditë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit për shkak të virozave sezonale dhe gripit. Më të prekurit janë të rinjtë 15–25 vjeç dhe të moshuarit 70–80 vjeç, ndërsa gjatë janarit gripi ka shkaktuar edhe humbje jete.

“Rastet më të komplikuara kanë qenë pacientë kronik të cilët kanë qenë me sëmundje të tjera bazë për të cilat janë mjekuar kryesisht grup mosha e 3. Pacientët me grup moshë më të re janë trajtuar me mjekime përkatëse dhe simptomatik”, u shpreh mjekja Ilva Çuni.

Edhe pse piku i gripit u shënua në nëntor–dhjetor, muaji janar regjistroi numrin më të lartë të paraqitjeve në urgjencë, me rreth 4 mijë pacientë. Këtë dimër, simptomat kanë qenë më të zgjatura dhe me rikthime.

“Pacientët gjatë ditëve të para të temperaturës të trajtohen në shtëpi dhe tek mjeku i familjes. Rekomandojmë të mos përdorin antibiotik në mënyrë abuzive pa u konsultuar me mjekun”, tha ajo.

Më të rrezikuarit mbeten pacientët kronikë. Mjekët këshillojnë përdorimin e antibiotikëve vetëm me recetë dhe vetëizolim gjatë gripit, sidomos tek adoleshentët. Pavarësisht fluksit, urgjenca ka personel të mjaftueshëm për të përballuar situatën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme