Filmat më të mëdhenj të viteve ’70, një dekadë e artë e kinematografisë botërore

Vitet ’70 mbeten një nga periudhat më të lavdishme dhe të paharrueshme të kinemasë botërore. Në një epokë ku Hollywood-i nisi të largohej nga format klasike dhe të eksploronte rrugë më të guximshme dhe më reale, publiku u njoh me disa nga filmat më të mëdhenj në histori.
Kjo dekadë solli shpërthimin e një brezi të ri regjisorësh dhe aktorësh që transformuan artin e të bërit film. Emra si Martin Scorsese, Francis Ford Coppola, Stanley Kubrick dhe Steven Spielberg sollën në ekran vepra që edhe sot mbeten pikë referimi në industrinë kinematografike.

‘Grease’ (1978) – Edhe pse zhvillohet në vitet ’50, ky hit i madh me protagonistë John Travolta dhe Olivia Newton ndryshoi skenën muzikore përgjithmonë.

‘The Godfather’ (1972) – Kjo dramë kriminale për mafian, e drejtuar nga Francis Ford Coppola, konsiderohet një klasik i kinemasë. Në të luajnë Marlon Brando dhe Al Pacino dhe shumw tw tjerw.

‘All the President’s Men’ (1976) – Duke trajtuar dramën e Watergate dhe dorëheqjen e Richard Nixon, filmi “Të gjithë njerëzit e presidentit” qëndron si filmi më i mirë dhe më i rëndësishëm politik i dekadës. Me protagonistë aktorët e Hollivudit Robert Redford dhe Dustin Hoffman, ky film është një klasik emocionues.

‘Enter the Dragon’ (1973) – Bruce Lee është një ikonë e viteve ’70. Në këtë film, ai përdor rolin e tij në një turne artesh marciale si mbulesë për të kapur trafikantin e narkotikëve përgjegjës për vdekjen e motrës së tij.

‘Saturday Night Fever’ (1977) – Me një nga kolonat zanore më të shitura që përmban muzikë nga Bee Gees, ky film është një film ikonë i cili duhet parë patjetër.

‘Serpico’ (1973) – Në këtë film, Al Pacino luan rolin e Frank Serpico-s, një polic real nga Nju Jorku i cili zbuloi korrupsionin brenda forcave policore. Ky rol i siguroi Pacinos një nominim për çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë.

‘The Great Gatsby’ (1974) – Përpara Leonardo DiCaprio-s dhe Carey Mulligan-it, Robert Redford dhe Mia Farrow luajtën rolet e Gatsby-t dhe Daisy-t në filmin e vitit 1974 të romanit të famshëm të F. Scott Fitzgerald.

‘The French Connection’ (1971) – Me protagonist Gene Hackman, filmi “The French Connection” flet për një detektiv të policisë së Nju Jorkut që ndjek kontrabandistët e drogës. Filmi fitoi një çmim Oscar për Filmin më të Mirë.

“Rocky” (1976) – Rocky (Sylvester Stallone)është një nga filmat më të mirë sportivë të bërë ndonjëherë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




