Filmi “Familia” i Francesco Costabile, kandidati i Italisë për çmimet Oscar

Filmi “Familia” i regjisorit Francesco Costabile është zgjedhur për të përfaqësuar Italinë në kategorinë e “Filmit më të Mirë Ndërkombëtar” në Çmimet e 98-ta të Akademisë. Vendimi u mor të martën nga komiteti i përzgjedhjes në ANICA, i cili vlerësoi filmin e Costabile si më të përshtatshmin mes 23 kandidatëve të tjerë.
Lajmi i dha fund spekulimeve, duke konfirmuar se “Familia” do të garojë për një vend në listën e shkurtër të 15 filmave, e cila do të shpallet më 16 dhjetor 2025. Më pas, nominimet zyrtare do të bëhen publike më 22 janar 2026. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet në Los Anxhelos më 15 mars 2026.
I lumtur nga ky vendim, regjisori Costabile e quajti një “zgjedhje të guximme”, duke theksuar se filmi i tij trajton një çështje urgjente dhe universale si dhuna gjinore. “Kur më telefonuan, mendova se ishte një shaka,” tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




