Finlanda i bashkohet më 4 prill aleancës ushtarake të NATO-s

Botë | 4 vite më parë

Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s të martën (4 prill). Lajmi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Aplikimi u nxit nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me të cilën Finlanda ndan një kufi të gjatë. Turqia e kishte vonuar aplikimin, duke u ankuar se Finlanda po mbështeste “terroristët”.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon atë për ankesa të ngjashme. Çdo zgjerim i NATO-s ka nevojë për mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi. Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt si rezultat ” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.

Deputetët finlandezë votuan më 1 mars për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në NATO.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme