Fluturime direkte mes Athinës dhe Tiranës që më 14 tetor

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me SKY Express, bëjnë të ditur nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës, njofton ATSH.
Fluturimet do të fillojnë më 14 tetor 2024, me pesë fluturime në javë që lidhin dy kryeqytetet, Tiranën dhe Athinën.
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga ka zhvilluar një takim me themeluesin e “Skyexpress”, Ioannis Grillos. Ata kanë diskutuar për këtë hap të rëndësishëm që pritet të rrisë shkëmbimet kulturore dhe ekonomike.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Shqipërisë në Greqi thekson se ky partneritet synon të lehtësojë lidhjet ajrore dhe të nxisë turizmin mes dy vendeve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




