Forumi Ekonomik Ndërkombëtar/ Putin: Sanksionet perëndimore nuk kanë arritur të izolojnë Rusinë

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë arritur ta izolonin atë, por shton se në vend të izolimit, sanksionet çuan në një “zgjerim” të tregtisë së saj me “tregjet e së ardhmes”. Këto deklarata Putin i bëri gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të zhvilluar Shën Petersburg.

Putin vlerësoi marrëveshjet tregtare me vendet në Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine, duke i quajtur ata “partnerë të besueshëm dhe të përgjegjshëm”, raporton BBC.

Nisja e luftës në Ukrainë në shkurt të 2022 nga Rusia, bëri që shumë shtete perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe dhe BE-në, vendosën ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për shtetas rusë dhe “shtrënguan” tregtinë me Rusinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme