Frederik Ndoci emocionon në Festivalin e Pranverës me “Pranvera do lule shumë”
Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit nuk është vetëm një garë mes 12 këngëtarëve finalistë, por edhe një rikthim i artistëve më të mirënjohur të skenës shqiptare.
Mes performancave të veçanta, këngëtari Frederik Ndoci u ngjit në skenë për të interpretuar këngën “Pranvera do lule shumë”.
Me zërin e tij karakteristik dhe interpretimin plot emocion, Ndoci solli nostalgji dhe energji, duke rikthyer një nga krijimet më të dashura të repertorit shqiptar.
Në një intervistë të shkurtër dhe plot humor me dy prezantuesit e festivalit, Bleona Qereti dhe Nik Xhelilaj, Ndoci vlerësoi rikthimin e këtij Festivali.
“Faleminderit organizatorëve që më në fund menduan që ‘erdhi Pranvera’, faleminderit për këtë risi”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




