Gazë/Dronët amerikanë në kërkim të pengjeve që mbahen nga Hamasi

Botë | 3 vite më parë

Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder tha se SHBA-ja po ofronte këshilla dhe ndihmë për partnerët izraelitë me këto fluturime që filluan pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor

Shtetet e Bashkuara po përdorin dronë të paarmatosur që qarkullojnë mbi Gaza për të ndihmuar në gjetjen dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder tha se SHBA-ja po ofronte këshilla dhe ndihmë për partnerët izraelitë me këto fluturime që filluan pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, raportojnë mediat e huaja.

Sipas autoriteteve izraelite, të paktën 240 pengje mbahen ende nga Hamasi. Të mërkurën, organizata palestineze tha se shtatë pengje ishin vrarë nga bombardimet izraelite, ndërsa më 26 tetor ajo pretendoi se rreth 50 pengje ishin vrarë nga granatimet e ushtrisë izraelite. Pengjet janë marrë nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit dhe kanë kombesi të ndryshme. Deri më tani, falë negociatave janë liruar 4 pengje, ndërsa një tjetër u lirua nga forcat izraelite gjatë operacionit ushtarak tokësor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme