Gazetarët grekë në grevë kundër rritjes së kostos së jetesës

Greqi | 2 vite më parë

Në protestë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe pagave relativisht të ulëta, gazetarët grekë dolën të martën në grevë për 24 orë.

Nuk ka asnjë lajm në radio dhe televizion.

As portalet e lajmeve në internet nuk i kanë përditësuar faqet e tyre të internetit.

“Ne po përjetojmë një sërë rritjesh të njëpasnjëshme shpërthyese çmimesh që po krijojnë një situatë dërrmuese për familjet që po u shkatërrohen të ardhurat”, tha shoqata më e madhe e gazetarëve ESIEA.

Të mërkurën nuk do të publikohet asnjë gazetë për shkak të grevës.

Inflacioni në Greqi ishte 3,2% në mars.

Gazeta e përjavshme e Athinës ”To Vima” llogariti se në Greqi duhet të paguash 50 euro për produkte që dy vjet më parë kushtonin 37 euro .

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme