Gazi i lëngshëm, Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për t’u furnizuar përmes bashkëpunimit me Shqipërinë

Kosovë | 2 muaj më parë

Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin e lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara në të ardhmen përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës.

Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Albin Kurti, ndërsa prej kohësh i kërkohet të pranojnë atë projekt.

“Po shqyrtojmë mundësinë për të përdorur gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës. Përtej rritjes së prodhimit vendor, ky projekt ka domethënie të veçantë edhe për raportin tonë me mërgatën.”

Qeveria në detyrë e Kosovës është përballur me thirrje të vazhdueshme, nga Ambasada amerikane në Prishtinë, odat ekonomike në vend si dhe nga opozita për t’u përfshirë në rrjetin e furnizimit me gaz të lëngshëm natyror amerikan.

Më herët Oda Ekonomike e Kosovësu bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të përfshihen në projektet rajonale të gazit të lëngshëm duke argumentuar se refuzimi mund të ketë ndikim negativ në partneritetin me SHBA-në dhe pozicionimin e vendit në zhvillimet energjetike rajonale.     

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme