Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, arrestuar më 12 maj në lokalin e tij, kur po ofronte para për të blerë vota në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, do të vijojë të qëndrojë në burg.
Gjykata e Lartë rrëzoi të premten kërkesën e tij, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e dënoi atë me 2 vite burg. Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi vendosi mospranimin e kësaj kërkese. Më 5 maj, trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka vendosën ta dënojnë me 2 vjet burg, Fredi Belerin – nga 2 vite e 6 muaj që kishte kërkuar SPAK.
Fredi Beleri ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, dhe fitoi ndaj tij në zgjedhjet e 14 majit 2023 vetëm me 19 vota më shumë. Ai u shpall fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, u vendos 1.6 vite burg, që konvertohen me 3 vite shërbim prove.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




