Gjykata e Posaçme shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit, avokati Maks Haxhia mbërrin në seancë

Aktualitet | 2 muaj më parë

Avokati  Maks Haxhia ka mbërritur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj klientit të tij, Ergys Agasi.

Ndaj Agasit, Gjykata e Posacme kishte caktuar masën ‘arrest në burg’ në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-T, si i dyshuar në krye të një grupi kriminal që përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit paracaktonte tenderat në këtë institucion.

Ky i fundit përballet me masën e sigurisë “arrest në burg”, e cila ishte vendosur më herët në mungesë, pasi Agasi ishte shpallur në kërkim.

Seanca e sotme ka për qëllim shqyrtimin dhe rivlerësimin e kësaj mase, duke analizuar kushtet dhe rrethanat e çështjes.

Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale, mes të cilave grup i strukturuar kriminal, “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Më pas atij iu shtua edhe akuza e ‘korrupsionit’.

Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, në ndjekje nga policia që nga Elbasani.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme