Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision, VanityFair vlerëson Besën për veshjen: Më e shkëlqyeshmja e mbrëmjes

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2024 do të shquhet për sasinë e kristaleve, diamanteve dhe metaleve të ndryshme që ndriçuan veshjet e protagonistëve të mbrëmjes.
Mirëpo revista VanityFair ka vlerësuar këngëtaren shqiptare Besa Kokëdhima me çmimin “Më e shkëlqyeshmja e mbrëmjes”.
Besa u prezantua me një fustan në ngjyrë jeshile të ndezur. Përveç prerjes në lartësinë e ijeve dhe dekoltesë, ajo që e karakterizon fustanin është kapuçi që mbulon flokët e saj.
Veshja e këngëtares shqiptare u dizenjua nga dizajneri nga Kosova Valdrin Sahiti.
Këngëtarja Besa Kokëdhima përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2024 me këngën “TITAN”, duke dhuruar një performancë të shkëlqyer, por megjithatë nuk mundi të prekë finalen e madhe.
Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet në datën 11 maj në Malmo të Suedisë dhe në skenë do të ngjiten vetëm 16 përfaqësues shtetesh. Ndaj ndiqni magjinë e muzikës në netët e Eurovision, vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




