Grabiti dyqanin e celularëve në Durrës, arrestohet 37-vjeçari
Forcat e Policisë kanë vendosur në pranga autorin e dyshuar të një grabitjeje ndaj një dyqani të një kompanie celulare në qytetin e Durrësit.
Rreth orës 15:15 të sotme, në lagjen nr. 16, një shtetas 37-vjeçar me iniciale G.R. dyshohet se ka hyrë në dyqanin e një kompanie celulare dhe, duke ushtruar forcë, ka marrë me vete shumën prej rreth 100 000 lekësh të rinj, e cila përbënte xhiron ditore të biznesit.
Pas veprimit, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Falë njoftimit të menjëhershëm dhe koordinimit efikas, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, e lokalizuan dhe e kapën autorin e dyshuar në lagjen nr. 6 të Durrësit, brenda një kohe shumë të shkurtër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë: Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan të një kompanie celulare. Falë reagimit të menjëhershëm të Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R., 37 vjeç, dyshohet se ka hyrë në një dyqan të një kompanie celulare dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 000 lekësh të rinj, që përbënte xhiron ditore të biznesit, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan menjëherë punën dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar në lagjen nr. 6, Durrës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




