Greqi/ Me dyqan familjar, por çifti shqiptar kapet me 580 kg kokainë

Agjencia amerikane antidrogë (DEA) dhe prokuroria e Selanikut kanë arrestuar një shqiptar 50-vjeçar me 580 kg kokainë, sasi e cila do të hidhej në treg.
I arrestuari i lindur në Shqipëri por me pasaportë greke operonte një dyqan familjar bashkë me gruan dhe dy mbesat e tij.
Askush prej tyre nuk ka të kaluar kriminale.

Sasia e drogës u gjet në dy automjete të marra me qira dhe në një banesë ku jetonin tre anëtarë të grupit, me 50-vjeçarin si kryetar.
Sipas autoriteteve greke, i arrestuari importonte sasi të madhe të kokainës nga shtetet e Amerikës Latine drejt territorit grek, por edhe në vendet e tjera europiane.

Grupi po mbahej prej kohësh në vëzhgim dhe u godit të enjten (28 shtator) nga oficerët e policisë dhe Departamenti i Selanikut për Narkotikët.
Një prej të arrestuarve u ndalua gjatë një kontrolli policor, ndërsa shoferi i automjetit të dytë tentoi t’i shpëtojë policisë, por u përplas me murin e një godine.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan:
- 585 kg e 200 gramë kokainë të ndara në 500 pjesë;
- 7.440 euro nga trafikimi i drogës;
- 7 telefona për të komunikuar me njëri-tjetrin;
- Detektor për metalet dhe sende të tjera.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




