Greqia heq karantinën 7-ditore për rezidentët e BE-së dhe zonës Shengen

Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë (CAA) njoftoi heqjen e një karantine të detyrueshme shtatëditore për pasagjerët e linjave ajrore që mbërrijnë në Greqi dhe që janë banorë të përhershëm të Bashkimit Europian, zonës Shengen, Britanisë së Madhe, SHBA-së, EBA-s, Serbisë dhe Izraelit.
CAA njoftoi, gjithashtu, një zgjatje të kufizimeve Covid-19 në fluturimet e brendshme dhe të huaja deri më 26 prill në orën 06:00.
Të gjithë personat që mbërrijnë në Greqi nga vendet e mësipërme duhet ose të kenë një certifikatë të lëshuar nga autoriteti përkatës në vendin e tyre të nisjes se kanë përfunduar vaksinimin të paktën 14 ditë para mbërritjes, ose një rezultat negativ të një testi PCR për Covid-19, i kryer në 72 orët e fundit para mbërritjes./ANA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




