Greqia heq kufizimet e COVID për sezonin turistik veror

Greqia tha të mërkurën se kufizimet e pandemisë si mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe certifikatat e COVID do të hiqen gjatë gjithë periudhës së turizmit veror dhe autoritetet do të konsiderojnë rivendosjen e tyre në shtator raporton Reuters.
Infeksionet e koronavirusit në Greqi janë lehtësuar javët e fundit, me autoritetet që kanë regjistruar 15,000 infeksione dhe 64 vdekje të martën. Nga një popullsi prej 11 milionë banorësh, rreth 72% janë plotësisht të vaksinuar.
Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se vendimi për të lehtësuar kufizimet ishte “bazuar në të dhënat epidemiologjike dhe sugjerimet e ekspertëve”.
Gjithashtu, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura nuk do të jetë më e detyrueshme që nga 1 qershori dhe studentët do të kthehen në mësim pas pushimit të Pashkëve pa pasur nevojë të paraqesin rregullisht vetë-teste negative.
Greqia, një nga destinacionet më të njohura të turizmit veror në Evropën Jugore, tërhoqi më shumë se 33 milionë vizitorë në vitin 2019, shumica e tyre nga Britania dhe Gjermania. Industria përbën rreth një të pestën e ekonomisë dhe punëson një në pesë persona.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




