Greqia hyn në ditën e 9-të të “luftës” me flakët, zjarri “pushton” edhe ishullin Andros

Greqi | 3 vite më parë

Greqia ka hyrë në ditën e 9-të në betejën e saj me flakët që kanë përfshirë disa rajone të vendit, ku situata më e vështirë paraqitet në ishullin Andros, për shkak të erërave të forta.

Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Vassilis Kikilias, ka deklaruar se bëhet fjalë për një perimetër shumë të madh që është përfshirë nga flakët.

“Po flasim për një perimetër shumë të madh në të cilin bashkohen dy zjarret, të Aleksandoupolit dhe Dadias. Në këtë perimetër po veprojnë edhe forcat tona”, tha zoti Kikilias.

Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile siguroi se në kuadër të përpjekjeve për të kontrolluar zjarrin dhe në ditët në vijim do të ketë përforcime të mëtejshme me forcat ajrore dhe tokësore pavarësisht se, siç tha ai, një pjesë shumë e madhe e Forcat e Zjarrfikësve po operojnë tashmë në Evros, tokësore dhe ajrore, transmeton Protothema. 

Mediat vendase flasin për rindezjen e zjarrit në perëndim të Aisimit.

Ndërkaq, zjarrfikëset dhe ushtarët e Forcave të Armatosura kanë marrë pjesë në operacionet në Evros, ndërsa 4 avionë dhe 3 helikopterë kanë hedhur ujë gjatë gjithë ditës së sotme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme