Greqia lufton kundër zjarreve

Për të dytën ditë radhazi, ekipet e zjarrëfikësve po vijojnë të luftojnë kundër zjarreve që kanë përfshirë krahinat e Atticas, Corinthit dhe Viotias ndërsa erërat e forta dhe temperaturat e skajshme vijojnë të përkeqësojnë akoma më shumë situatën.
Zjarri më i madh ka rënë në Dervenohoria, një komunë në Viotia, rreth 45 kilometra në veriperëndim të Athinës. Vatrat e zjarrit në resortin e Saronidas në lindje të Atikës dhe ai në rrethiat e Lutrakit në Korinth janë ende active pavarësisht përpjekjeve për ti vënë nën kotnroll.
Transmetuesi shtetëror ERT bëri të ditur se tre vullentarë të angazhuar në adresimin e situatës në Saronida po trajtohen për lëndime të marra në sy.
Zëdhëhënësi i shërbimit zjarrëfikës Yiannis Artopios bëri të ditur mëngjesin e kësaj të marte se në Saronida dhe Lutraniki ishin dëmtuar shtëpi dhe se një vlerësim i saktë i dëmeve do të ndërmerrej pasi flakët të viheshin nën kontroll.
Observatori Kombëtar a Athinës ndërkohë ka aktivizuar një alarm të nivelit katër, më i larti, për rrezikshmëri për t’u prekur nga zjarret për krahinat lindore të vendit, përfshi edhe kryeqytetin Athinë.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




