Greqia përballet me temperaturat më të larta regjistruar që nga viti 1960

Greqi | 2 vite më parë

Qershori i këtij viti ishte  më i nxehti në historinë e Greqisë që nga viti 1960. Kjo sipas drejtorit të kërkimeve në Obervatorin Kombëtar të Athinës, Kostas Lagouvardos, i cili u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP, se qershori i 2024-ës u karakterziua nga peridha të gjata temperatursash të larta, duke tejkaluar në shumë raste temperaturat që shënohen normalisht gjatë këtij sezoni në vend. 

Ndërsa temperaturat e qershorit në Greqi zakonisht nuk kalojnë 31 gradë celcius, këtë vit kombi u përball me një meatare prej 35 gradë celcius, dhe një valë të nxehti që në mesin e qershorit shkoi në mbi 40 gradë celcius, theksoi Lagouvardos,  i cili bëri gjithashtu me dije se nga viti 1960 deri në 2024-ën, temperatura mesatare në Greqi është rritur me 2.5 gradë celcius.  
Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis ndërkohë iu tha gazetarëve këtë javë se muajin e shkuar në vend ka patur 1281 vatra aktive zjarri, ndërkohë që qershorin e viti të shkuar ishin 533 të tilla. 
Erërat e forta dhe kushtet e thatësirës kanë nxitur zjarret në zonat rreth kryeqytetit Athinë, në ishullin e Kosit si dhe në rajonin e Peloponezit në jug të Athinës. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike ndikojnë në shpeshtësinë dhe intensitetin e dukurive ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme