Greqia Qendrore përmbytet sërish, zonat e Volosit pa ujë dhe energji

Greqi | 3 vite më parë

Greqia Qendrore është përmbytur për herë të dytë brenda 20 ditëve.

Këtë herë dëmet janë përqendruar te qytetit i Volosit dhe zonat përreth, si dhe në pjesën veriore të ishullit të dytë më të madh në Greqi, Evia.

Kushtet e motit dyshohet se u bënë shkak edhe për rrëzimin e një helikopteri privat, aksident që la të vrarë pilotin dhe pasagjerin e mjetit fluturues.

Evia Veriore është rrezikuar nga përmbytjet që kur rajoni u dogj prej zjarreve të gushtit 2021. Nga ajo kohë, për të parandaluar rrëshqitjet e dheut janë ndërtuar disa diga të vogla, të cilat mendohet se i kanë kufizuar dëmet.

Ekspertët thonë se situata mbetet e vështirë me gjithë ndërhyrjet, pasi lumenjtë e vegjël mbushen me baltë me kalimin e viteve dhe në rast përmbytjesh uji del nga shtrati i tyre, siç ndodhi edhe gjatë stuhisë të së enjtes.

Përmbytjet e reja kanë lënë sërish pa uji dhe pa energji shumicën e qytetit të Volosit. Në shumë zona janë dëmtuar rrugët dhe uji ka marrë makinat me vete.

Opozita, me në krye partinë Siriza dhe liderin e ri të saj, Stefanos Kaselakis, akuzojnë qeverinë “për papërgjegjshmëri të madhe administrative” përballë katastrofave natyrore dhe ndryshimeve klimatike. /Kathimerni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme