Greqia rihapet për turistët

Greqi | 5 vite më parë

Greqia hap sot sezonin turistik me rikthimin e qarkullimit të lirë pas shtatë muajve kufizim.

“Ne po lëmë pas retë e zeza të frikë dhe pasigurisë”, theksoi ministri grek i Turizmit, Harry Theocharis duke hapur sezonin veror dje në mbrëmje që prej tempullit antik të Poseidonit në Kepin e Sounion, pranë Athinës.

Nuk ka më ndalim për të lëvizur nga rajoni juaj ose për të shkuar në një ishull pa qenë resident, nuk ka më autorizime për dalje me mesazhe me tekst, nuk ka më kontrolle policore dhe gjobitje.

Në të gjithë Greqinë, të mbyllur që nga 7 nëntori, muzetë gjithashtu do të rihapen sot.

Kushti i vetëm tani për të udhëtuar në Greqi, një vend, ekonomia e të cilit është shumë e varur nga turizmi është vaksinimi ose paraqitja e një testi negativ për COVID-19.

Qeveria greke ka nisur gjithashtu një fushatë të madhe vaksinimi, në funksion të sezonit turistik, veçanërisht në ishujt.

“Të gjithë ishujt tanë do të mbrohen plotësisht deri në fund të qershorit. Deri tani, një e treta e tyre janë vaksinuar”, njoftoi ministri i Turizmit.

Në total, më shumë se 3,8 milion persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës në një vend me 11 milionë banorë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme