Greqia “shkundet” nga tërmeti, sa ishte magnituda

Greqi | 3 vite më parë

Një tërmet u shënua mëngjesin e së martës, i cili u ndje në Atikë. Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës bëri të ditur se rrjeti sizmologjik regjistroi një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti ka ndodhur në një distancë prej 101 km në jugperëndim të Athinës. Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare 16 km në verilindje të Leonidios.

Lëkundjet ndodhi në një thellësi prej rreth 29 km.   Tërmeti u ndje në të gjithë Peloponezin, Atikën, Greqinë Qendrore Jugore dhe Qendrore, Greqinë Perëndimore dhe rajonet perëndimore të Egjeut Jugor.

Nuk ka raportime për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme