Greqia: Solidaritet dhe mbështetje e plotë ndaj Spanjës për migrantët

Greqia shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e saj të plotë për Spanjën, e cila po përballet me ardhje masive të migrantëve nga vendet e treta gjatë ditëve të fundit, si një vend i vijës së parë në trajtimin e migracionit dhe refugjatëve, sipas një njoftimi të berë dje nga Ministria e Jashtme.
“Siç ka theksuar në mënyrë të përsëritur pala greke, kufijtë e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së janë kufij europianë”, tha ministri i Jashtëm, Nikos Dendias.
“Ballafaqimi me çështjen migrant-refugjatë nuk është një sfidë vetëm për vendet e vijës së frontit, është sfidë për të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ne i bëjmë thirrje BE-së të ofrojë mbështetjen e saj për Spanjën në trajtimin e situatës”, shtoi ai.
Ministria e Jashtme greke theksoi gjithashtu nevojën për të përfunduar negociatat për Azilin dhe Paktin e Migracionit, mbi bazën e një qasjeje të ekuilibruar ndaj përgjegjësisë së vendeve anëtare për kufijtë e jashtëm të BE-së dhe solidaritetit që vendet e tjera anëtare duhet kenë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




