Greqia zgjat ndalimin e hyrjes për shtetasit e vendeve të treta

Greqi | 5 vite më parë

Sipas një njoftimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil grek, direktiva e fluturimit që vendos ndalimin e hyrjes në Greqi për shtetasit e vendeve të treta (nuk zbatohet për shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian) shtrihet deri më 31 maj në 06:00 të mëngjesit.

Në veçanti, direktiva e aviacionit (njoftimet ndërkombëtare të fluturimit) parashikon:

Ndalimin e hyrjes në vend të shtetasve të vendeve të treta, përveç vendeve të Bashkimit Europian dhe Marrëveshjes së Shengenit.

Përjashtohen pasagjerët rezidentë nga Australia, Maqedonia e Veriut, EBA, SHBA, BM, Izraeli, Kanadaja, Bjellorusia, Bahreini, Zelanda e Re, Kuba, Ukraina, Ruanda , Rusia, Arabia Saudite, Serbia, Singapori, Tailanda.

Të gjithë udhëtarët për në Greqi, pavarësisht nga kombësia, plotësojnë formularin elektronik PLF (Forma e Lokatorit të Pasagjerëve), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me detajet e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në vend.

Parakusht për hyrje është që udhëtarët në Greqi: të kenë përfunduar të paktën 14 ditë përpara vaksinimin kundër COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi; të jenë testuar negativ për COVID-19 nga metoda PCR, brenda 72 orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi, ose në mënyrë alternative.

Detyrimi i kushteve (vaksina, ose testi negativ, ose çertifikata e sëmundjes), për hyrjen në Greqi është e vlefshme për fëmijët nga pesë vjeç e lart.

Për më tepër, të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë pas mbërritjes, duke u bazuar në procedurën e siguruar nga Formulari i Lokatorit të Pasagjerëve.

Në rast se testet e gjejnë një pasagjer pozitiv, karantina do të jetë e vlefshme për 14 ditë./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme