Hetimet për Ilir Metën, flet avokati: Akuzat të pabazuara dhe të motivuara politikisht

Pas përfundimit të hetimeve ndaj Ilir Metës, avokati i tij, Kujtim Cakrani ka reaguar duke i cilësuar akuzat si të motivuara politikisht.
Duke folur për mediat Cakrani theksoi se tri akuzat si korrupsion pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave, asnjëra prej tyre nuk qëndron.
“I është kërkuar masa e sigurimit personal. Janë tre akuza, korrupsioni pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe padyshim fshehje të ardhurave. Padyshim që kishte pasi akuzat nuk qëndrojnë. Ato janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, por kur ai është marrë në pyetje dhe padyshim që ai ai pretendon dhe është e saktë se këto hetime përfunduan pas zgjedhjeve dhe kanë përfunduar në momentin që në Shqipëri po diskutohet për terrorizimin e zgjedhjeve që ka bërë autokrati i Tiranës. Akuzat përfunduan në momentin që përfunduan edhe zgjedhjet”, u shpreh Cakrani.
Cakrani ka theksuar se shumë persona, ish-pjesëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sipas tij duhej të ishin të pandehur, dhe madje mbajnë funksione publike, ndërkohë që Ilir Meta sipas po përballet padrejtësisht me akuzat të pabazuar dhe të motivuara politikisht.
“Kemi të drejtat tona procedurale, pasi të njihemi me aktet nëse do kemi pretendimet tona dhe nëse ka mangësi në hetime do bëjmë kërkesa jo vetëm për hetime shtese, por pse jo edhe për të pyetur dëshmitare që kanë dijeni për rrethanat e faktit. Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e Lëvizje Socialiste, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike”, tha më tej Kujtim Cakrani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




