15 efektivë të plagosur në protestë/Hita i viziton në spital Policia e vendosur për sundimin e ligjit, pa asnjë kompromis

Aktualitet | 3 muaj më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vizituar sot punonjësit e policisë që u lënduan gjatë protestës para Parlamentit.

Gjatë vizitës në Spitalin e Traumës, Hita u takua me mjekët dhe bisedoi personalisht me efektivët e lënduar, duke u interesuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas Policisë së Shtetit, 15 punonjës policie pësuan lëndime si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, teksa po ushtronin detyrën gjatë protestës së sotme.

“Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm bisedoi me mjekët dhe me efektivët e lënduar për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe shprehu mirënjohjen për profesionalizmin, vetëpërmbajtjen dhe përkushtimin që treguan në përballimin e një situate të tillë të tensionuar. Si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, 15 punonjës policie pësuan lëndime gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtori Hita i siguroi efektivët për mbështetjen e plotë të institucionit dhe për garantimin e të gjithë kujdesit të nevojshëm mjekësor deri në rikuperimin e plotë të tyre, duke vlerësuar sakrificën dhe angazhimin e çdo punonjësi që shërben në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

  • Drejtori Hita shprehu mirënjohje për profesionalizmin, vetëpërmbajtjen dhe përkushtimin e efektivëve në përballimin e situatës së tensionuar.

    Ai i siguroi ata për mbështetjen e plotë të institucionit dhe për garantimin e të gjithë kujdesit mjekësor të nevojshëm deri në rikuperimin e tyre të plotë.

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme