“I bëjmë thirrje të dorëzohet”/ Prindërit e Refit Buzit flasin pas tragjedisë: Marrëdhëniet me ish-bashkëshorten ishin të mira, djali nuk tregonte problemet

Aktualitet | 3 muaj më parë

Pas ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku dyshohet se 35-vjeçari Nertil Buzi vrau ish-vjehrrin Kosta Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, prindërit e autorit të dyshuar janë shfaqur të tronditur dhe kanë rrëfyer për mediat momentet e vështira që po përjetojnë. 

Babai i tij, Ismail Buzi, tha se marrëdhëniet me ish-bashkëshorten e djalit të tyre kanë qenë të mira dhe se nuk kishin asnjë arsye për ta larguar nga familja. 

 “Të mos e donim vajzën, nuk do ta linim të afrohej te ne. Marrëdhëniet kanë qenë të mira. Në një moment i thashë djalit: ‘Shkëpute lidhjen, as mos e merr dhe as mos të të marrë.’”

Ndërsa e ëma, Beraze Buzi, tregoi se i biri nuk i kishte folur për problemet që kishte, por vetëm i kishte thënë se ishte i mërzitur për çështje lekësh. 

 “Mua s’më thoshte gjë. Vetëm më thoshte se ishte i mërzitur për punë lekësh. Nuk na tregonte çfarë problemesh kishte.” 

Babai shtoi se djali i tij shpesh shprehej se secili duhej të qëndronte në hallin e vet. 

“Ai thoshte që secili të qëndrojë në hallin e vet. Nuk na tregonte asgjë më shumë.” 

Prindërit e Nertil Buzit e përshkruan ngjarjen si të papritur dhe të paimagjinueshme, duke theksuar se nuk kishin dijeni për problemet e tij të brendshme dhe se gjithçka lidhej me vështirësi ekonomike dhe çështje financiare. Ndërsa pas ngjarjes 35-vjeçari u arratis në zonën kodrinore të fshatit dhe nuk është arrestuar ende nga policia, ata i bënë thirrje djalit të dorëzohet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme