I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

Aktualitet | 37 minuta më parë

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 19 tetor në fshatin Llakatund, ku një automjeti në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë iu vendos lëndë plasëse. Në kuadër të operacionit të koduar “Return”, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.
Në pranga kanë rënë Sh. M., 41 vjeç, dhe E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Sipas hetimeve, dyshohet se ata, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin e I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, i cili ushtron detyrën e administratorit të kësaj njësie administrative.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 të 19 tetorit. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale, ndërsa nuk pati persona të lënduar.

Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të dyshuar.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme