Inaugurimi i Bazës Ajrore të Kuçovës, Ministria shqiptare e Mbrojtjes: Ministri grek i mbrojtjes nuk mori pjesë për shkak të angazhimeve në Greqi!

Greqi | 3 vite më parë

Ministria shqiptare e Mbrojtjes shprehu keqardhjen e saj, pas lajmeve në disa media greke se ministri i mbrojtjes  grek Nikos Dendias nuk u ftua  në inagurimin e Bazës Ajrore të Kuçovë. “Jemi të keqardhur për lajme të tilla që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe realitetin në lidhje me bashkëpunimin tonë me shtetin tonë fqinj, Greqinë dhe që nxisin keqkuptime mes dy vendeve tona mike” bëhet e ditur në një deklaratë të saj.
Sipas deklaratës “Marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë,  gëzojnë një nivel të mirë bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si aleate të pëkushtuar të NATO-s”. “Jemi mirënjohës ndaj Greqisë (dhe Italisë) që për vite me radhë kanë kryer Policimin Ajror për vendin tonë. Me të njëjtën qëllim, më 29 janar, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë dërgoi një ftesë zyrtare homologut të tij grek për të bërë një vizitë zyrtare në Shqipëri, që përkonte në të njëjtën kohë me ceremoninë e inagurimit të Bazës Taktike Ajrore të Kuçovës. Më 14 shkurt, morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të paracaktuara, Ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit.  Në vend të tij, zyrtarë të lartë nga Ambasada e Greqisë në Tiranë morën pjesë në këtë ceremoni” sqaron ministri shqiptare e mbrojtjes. 

Gazetare Melisa Shameti

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme