Intensifikohen luftimet Izrael-Hamas, luftime të ashpra në të gjithë Gazën

Botë | 3 vite më parë

Luftime të ashpra po zhvillohen në të gjithë Gazën, ndërsa forcat izraelite intensifikojnë operacionin e tyre tokësor.

Tanket janë shpërndarë në tre zona, Khan Younis në jug dhe Jabalia dhe Shuja’iya në veri, ku kanë mbetur qindra mijëra civilë.

OKB thotë se 600.000 njerëz janë nën urdhër evakuimi në Gazën jugore, por “nuk ka ku të shkojë” sepse strehimoret janë shumë të mbushura.

Izraeli tha se trupat e tij kishin arritur “zemrën e Khan Younis”, qyteti më i madh jugor, në ditën “më intensive” të luftimeve në operacionin e tij tokësor.

Izraeli beson se udhëheqësit e Hamasit mund të fshihen në qytet dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbëngul se lufta mund të fitohet vetëm me “forcë dërrmuese”.

Zyrtarët e Hamasit në Gaza thonë se të paktën 16.248 njerëz janë vrarë në fushatën hakmarrëse të Izraelit, duke përfshirë rreth 7.000 fëmijë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme