Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njofton dorëheqjen nga Kongresi

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy do të jap dorëheqjen nga Kongresi dhe do të largohet në fund të këtij viti, njoftoi ai në një shkrim të Wall Street Journal të mërkurën, një vendim shumë i pritur që vjen dy muaj pas largimit të tij të paprecedentë nga kryesia.
McCarthy, u rrëzua nga roli i tij si kryetar në tetor në një revoltë nga disa anëtarë të partisë së tij.
Zgjedhja e tij si Kryetar i Kuvendit në janar ishte po aq e trazuar, me 15 raunde votash të nevojshme përpara se të siguronte mbështetje të mjaftueshme për këtë rol.
Vendimi i ligjvënësit të Kalifornisë për t’u tërhequr i jep fund karrierës së tij 16-vjeçare në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur. Kjo mund të duket jashtë modës në Uashington këto ditë, por dhënia e rezultateve për popullin amerikan ende festohet në të gjithë vendin”, shkroi ai.
McCarthy, ka qenë në detyrë për 17 vjet në tryezën e lidershipit./BBC/
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




