Izraeli dhe militantët e Gazës në luftime të ashpra prej muajsh

Botë | 4 vite më parë

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë lëshuar 270 raketa në drejtim të Izraelit dhe ushtria izraelite thotë se ka goditur 50 objektiva që i përkasin Xhihadit Islamik, në luftimet më të rënda në nëntë muaj.

Pesë persona janë vrarë dhe 40 janë plagosur në Gaza, disa u lënduan duke nxituar drejt strehimeve në Izrael, ku shumica e raketave janë kapur ose kanë rënë në zona të hapura.

Xhihadi Islamik, i cili është grupi i dytë më i madh militant në Gaza, ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e tyre.

Grupet militante në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, paralajmëruan në një deklaratë të përbashkët pas përshkallëzimit të së mërkurës se “nëse Izraeli rrit agresionin e tij, e presin ditë të zeza”.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u tha kryebashkiakëve se ishte “gati për mundësinë e një fushate të zgjeruar dhe sulmeve të ashpra kundër Gazës”.

Palestinezët thanë se shkëmbimi i zjarrit filloi me disa shpërthime të forta në jug të Gazës ndërsa Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një avion kishte në shënjestër operativët e Xhihadit Islamik në zonën Khan Younis citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme