Jo vetëm një Natë Nostalgjike në Fest 64, performanca emocionuese e Arilena Arës nis festën muzikore në Festivalin e Këngës

Muzikë | 9 muaj më parë

Nata Nostalgjike e Festivalit të Këngës në RTSH ka nisur me performancën e ndjerë dhe zërin e fuqishëm të këngëtares Arilena Ara.

Me zërin e saj të fuqishëm, Arilena solli hitin e njohur “Shaj”, fitues të Festivalit të 58-të, duke rikujtuar emocione të paharrueshme të viteve të kaluara.

Kjo natë do të ofrojë surpriza të shumta dhe do të risjellë disa nga hitet muzikore shqiptare, që kanë bërë historinë e Festivalit të Këngës ndër vite dhe vijojnë të mbeten në zemrat e publikut.

Nata Nostalgjike e Fest 64 do të jetë një festë e madhe e muzikës, një përzierje emocionesh, këngësh të njohura dhe ritmesh që lanë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare, duke bërë të gjithë publikun pjesë të këtij udhëtimi muzikor të paharrueshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme