Kanada/ Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 15 persona, plagosen 10 të tjerë

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion me rimorkio në Kanada.
Oficeri i Policisë kanadeze, Rob Hill ka bërë me dije se autobusi po transportonte 25 persona, shumica e të cilëve ishin të moshuar nga qyteti perëndimor i Manitobës, Dauphin, në momentin që është përplasur me kamionin, dhe më pas është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët. Drejtuesit e dy automjeteve janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja e rëndë u shënua në kryqëzimin e autostradës Trans-Canada dhe Autostradës 5 në Carberry, rreth 105 milje në perëndim të kryeqytetit të Manitobës, Winnipeg.
Teksa autobusi po kalonte korsinë për në lindje në autostradën Trans-Canada, u përplas nga kamioni me drejtim për në lindje. Policia ende nuk ka konfirmuar se cili prej mjeteve kishte të drejtë kalimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




