Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Rama mbledh sot grupin parlamentar

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë (9 mars) në orën 10;00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë marrja e qëndrimit mbi kërkesën e prokurorisë për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Po ashtu, pritet që në mbledhjen e sotme të bëhet leximi i raportit të socialistëve në Këshillin e Mandateve lidhur me çështjen e Ballukut.
“Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama në rrjetin social X.
Tri muaj më parë SPAK i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e zgjedhur deputete në qarkun e Fierit në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas njoftimit zyrtar, Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Ndërkohë disa ditë më parë, Partia Demokratike publikoi raportin e opozitës në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetet lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, kërkesa është shoqëruar me një relacion të arsyetuar dhe me provat e administruara, ndërsa prokuroria e ka marrë deputeten si person nën hetim dhe të pandehur pasi dyshohet se ka kryer 11 herë veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




