Kina nis misionin për të sjellë gurë hënor nga toka

Kina i është rikthyer misioneve eksploruese në Hënë, pas gati katër dekadave.
Sonda hapësinore u lëshua të martën, 24 nentor, nga provinca jugore e Hainanit dhe hyri në orbitën e saktë nëpërmjet telekomandimit.
Nisja ishte planifikuar fillimisht në vitin 2017, por u shty për shkak të një problemi motorik në raketën “Long March 5”.
Pekini thotë se ka investuar miliardë dollarë në programin e vet me shpresën që në vitin 2022 të dërgojë ekipe astronautësh në hapësirë, e më vonë edhe në Hënë. Objektivi i misionit të fundit është gërmimi i shkëmbinjve hënorë dhe mbledhja e mostrave për të përcaktuar origjinën dhe formimin e satelitit të Tokës. Sonda robotike do të hulumtojë edhe materiale nga terrene vullkanike të paeksploruara më parë. “Chang’e5”, u lançua nga qendra hapësinore “Wenchang”, në provincën Hainan, shkruan “China Daily”. Sonda u transportua në një port në Wenchang me anije në fund të shtatorit dhe më pas u transportua me kamionë të veçantë në qendrën e nisjes. Sonda pritet të zbresë në trupin qiellor në fundin e nëntorit dhe pas dy javëve atje parashikohet të mbledhë rreth 2 kg materiale hënore që do transportohen në Tokë fillimin e muajit tjetër. Ky është misioni i gjashtë i programit dhe pritet të jetë një nga përpjekjet më të vështira dhe sfiduese hapësinore që Kina ka filluar dhe do të bëhet operacioni i parë hapësinor në botë në më shumë se katër dekada për të sjellë mostra hënore përsëri në Tokë.
Sipas Administratës, misioni pritet të lehtësojnë kërkimet e shkencëtarëve mbi origjinën dhe evolucionin e Hënës.Nëse Kina e përmbush me sukses misionin në Hënë, do bëhej vendi i tretë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1960, 1970.Teknologjia e përdorur këtë radhë është megjithatë shumë më novatore, dhe e provuar të paktën dy herë të tjerë nga kinezët në këto 7 vitet e fundit
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




